Use the QR code to easily share Message of Islam with others
﴿ قُمۡ فَأَنذِرۡ ﴾
Çohu dhe paralajmëro!
﴿ وَرَبَّكَ فَكَبِّرۡ ﴾
Zotin tënd madhëroje,
﴿ وَثِيَابَكَ فَطَهِّرۡ ﴾
petkat e tua pastroji
﴿ وَٱلرُّجۡزَ فَٱهۡجُرۡ ﴾
dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!
﴿ وَلَا تَمۡنُن تَسۡتَكۡثِرُ ﴾
Mos jep gjë me synimin që të marrësh më shumë
﴿ وَلِرَبِّكَ فَٱصۡبِرۡ ﴾
dhe për hir të Zotit tënd duro,
﴿ فَإِذَا نُقِرَ فِي ٱلنَّاقُورِ ﴾
se, kur të fryhet në Sur,
﴿ فَذَٰلِكَ يَوۡمَئِذٖ يَوۡمٌ عَسِيرٌ ﴾
ajo do të jetë një ditë e rëndë.
﴿ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ غَيۡرُ يَسِيرٖ ﴾
Për jobesimtarët nuk do të jetë aspak e lehtë.
﴿ ذَرۡنِي وَمَنۡ خَلَقۡتُ وَحِيدٗا ﴾
Më lër Vetëm (të merrem) me atë që e krijova
﴿ وَجَعَلۡتُ لَهُۥ مَالٗا مَّمۡدُودٗا ﴾
dhe i dhashë pasuri të pamasë
﴿ وَبَنِينَ شُهُودٗا ﴾
e djem pranë vetes!