Use the QR code to easily share Message of Islam with others
﴿ ثُمَّ كَلَّا سَيَعۡلَمُونَ ﴾
Sigurisht që shpejt do ta marrin vesh!
﴿ أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ مِهَٰدٗا ﴾
A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat
﴿ وَٱلۡجِبَالَ أَوۡتَادٗا ﴾
e malet si shtylla?!
﴿ وَخَلَقۡنَٰكُمۡ أَزۡوَٰجٗا ﴾
Ne ju kemi krijuar në çifte
﴿ وَجَعَلۡنَا نَوۡمَكُمۡ سُبَاتٗا ﴾
dhe gjumin jua kemi bërë për prehje.
﴿ وَجَعَلۡنَا ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا ﴾
Natën jua kemi bërë mbulesë,
﴿ وَجَعَلۡنَا ٱلنَّهَارَ مَعَاشٗا ﴾
ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar.
﴿ وَبَنَيۡنَا فَوۡقَكُمۡ سَبۡعٗا شِدَادٗا ﴾
Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë
﴿ وَجَعَلۡنَا سِرَاجٗا وَهَّاجٗا ﴾
dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm!
﴿ وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡمُعۡصِرَٰتِ مَآءٗ ثَجَّاجٗا ﴾
Nga retë Ne ju lëshojmë ujëra të bollshme
﴿ لِّنُخۡرِجَ بِهِۦ حَبّٗا وَنَبَاتٗا ﴾
për rritjen e drithërave, bimëve
﴿ وَجَنَّٰتٍ أَلۡفَافًا ﴾
dhe të kopshteve të dendura.