Use the QR code to easily share Message of Islam with others
﴿ فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ ﴾
Ata do të jenë në kopshtin e lartë,
﴿ لَّا تَسۡمَعُ فِيهَا لَٰغِيَةٗ ﴾
në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.
﴿ فِيهَا عَيۡنٞ جَارِيَةٞ ﴾
Atje ka një burim rrjedhës uji
﴿ فِيهَا سُرُرٞ مَّرۡفُوعَةٞ ﴾
dhe divane të ngritura,
﴿ وَأَكۡوَابٞ مَّوۡضُوعَةٞ ﴾
ka kupa të vëna (për t’u mbajtur në dorë)
﴿ وَنَمَارِقُ مَصۡفُوفَةٞ ﴾
dhe jastëkë të renditur,
﴿ وَزَرَابِيُّ مَبۡثُوثَةٌ ﴾
si dhe shumë qilima të shtruar.
﴿ أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى ٱلۡإِبِلِ كَيۡفَ خُلِقَتۡ ﴾
Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!
﴿ وَإِلَى ٱلسَّمَآءِ كَيۡفَ رُفِعَتۡ ﴾
Po qiellin, se si është ngritur?!
﴿ وَإِلَى ٱلۡجِبَالِ كَيۡفَ نُصِبَتۡ ﴾
Po malet, se si janë vënë të patundur?!
﴿ وَإِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَيۡفَ سُطِحَتۡ ﴾
Po Tokën, se si është shtrirë?!
﴿ فَذَكِّرۡ إِنَّمَآ أَنتَ مُذَكِّرٞ ﴾
Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je...